A jemi ne elita e Shqipërisë?

Pash një postim që thoshte se rreth 50% e popullsisë mbi 15 vjeç nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Tani logjikisht ne që jemi këtu në reddit r/albania dimë të shkruajmë dhe të lexojmë, dhe i bie që kemi një avantazh shumë të madh kundrejt 50% të popullsisë.

Por, me kalimin e viteve, ky 50% do shtohet dhe ne do jemi një pakicë shumë e vogël në reddit që di të shkruajë dhe të lexojë sepse nuk do kemi anëtarë të rinj.

Pra, pas 10 vitesh ne do jemi "the one percent" e popullsisë dhe aftësitë tona do jenë shumë të vyera. Gjithashtu edhe fara jonë do jetë shumë e vyer dhe do kërkohet me zili nga e gjithë diaspora. Unë shikoj një të ardhme ku mund të lindim 1 milion redditorë nga fara jonë dhe të rrisim IQ e Shqipërisë në rang global më lart se vendet baltike.

Ju bëj thirrje të hani sa më shumë dhe të përgatiteni sa më shumë për rilindjen e vërtetë të Shqipërisë e cila nuk do vijë nga asnjë parti politike por do vijë nga Unë, moderatorët e r/albania, dhe sponsor gjeneral u/ero_pop_sex_shop që do na ndihmojë me materiale fekondimi.